Ndërlidhjet

“Alarm i portokalltë” i ndotjes së ajrit në Kinë


Pekin - foto arkivi

Pekin - foto arkivi

Autoritetet në kryeqytetin e Kinës, Pekin, kanë lëshuar alarmin më të lartë të ndotjes së ajrit për këtë vit.

“Alarmi i portokalltë” u kërkon fabrikave të zvogëlojnë prodhimin.

Të dielën, disa lexime të ndotjes së ajrit në disa pjesë të qytetit kanë tejkaluar 17 herë nivelin që konsiderohet i sigurt nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Mediat kineze thonë se shpallja e nivelit të portokalltë kërkon nga impiantet industriale të reduktojnë ose ndalojnë prodhimin.

Transportimi i materialeve ndërtimore dhe mbeturinave është ndaluar, ashtu si edhe udhëtimi i kamionëve të rëndë nëpër rrugët e qytetit.

Disa raporte thonë se shikueshmëria ka rënë në vetëm disa qindra metra në disa pjesë të Pekinit.

Ndotja e ajrit është problem shumëvjeçar në verilindje të Kinës, ku ndodhen industri të rënda, përfshirë miniera qymyri.

XS
SM
MD
LG