Ndërlidhjet

Në QKUK largohen granata dore dhe fishekë


Pamje nga Prishtina
Pamje nga Prishtina

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë gjetur dy granta dore dhe një numër fishekësh, thotë për Radion Evropa e Lirë, Shpend Fazliu zëdhënës në këtë institucion.

“Policia e Kosovës i ka larguar dy granta dore dhe një numër fishekësh të cilët kanë qenë të vendosur në hapësirën e lartë (tavanin) e zyrës, ku ndodhet administrata e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”, tha Fazliu.

Mëtutje, ai është shprehur se “presim që organet e hetuesisë, policia, prokuroria dhe organet tjera të drejtësisë ta thonë fjalën e tyre, ta hulumtojnë se si ka ardhur deri te ky rast dhe po ashtu të zbardhin detajet e tjera në lidhje më mjetet që kanë qenë aty”.

XS
SM
MD
LG