Ndërlidhjet

Britani: Policia po zhvillon hetime për sulmin terrorist


Pamje nga metroja e Londrës
Pamje nga metroja e Londrës

Policia antiterror në Britani sot po e merr në pyetje personin 29 vjeçar i dyshuar se është përpjekur të kryej vrasje, gjatë sulmit me thikë në metron e Londrës, me ç’rast janë plagosur dy vetë.

Policia e Londrës tha se sulmi “i dhunshëm dhe i paprovokuar” në stacionin e hekurudhës nëntokësore Leytonstone, mbrëmë vonë, po trajtohet si “incident terrorist”.

Autoritetet kanë kërkuar nga dëshmitarët eventualë, që e kanë fotografuar sulmin, të bashkëpunojnë me policinë.

Raportohet se derisa kishte sulmuar, i dyshuari kishte klithur “kjo është për Sirinë”.

Policia tha se një i therrur ishte seriopzisht i plagosur, ndërsa tjetri ka pësuar lëndim të lehtë.

Në raportet e mëparshme thuhej se ishin plagosur tre vetë.

Më 3 dhjetor, Britania i ka filluar sulmet ajrore kundër caqeve të grupit militant, Shteti Islamik, në Siri.

Kërcënimi terrorist në nivelin kombëtar mbetet “i ashpër”, që do të thotë se autoritetet besojnë se sulmi eventual është shumë i mundshëm.

XS
SM
MD
LG