Ndërlidhjet

IS-i e mori përgjegjësinë për vrasjen në Jemen


Pamje nga një sulm i mëparshëm në Jemen
Pamje nga një sulm i mëparshëm në Jemen

Militantët e Shtetit Islamik (IS) e kanë marrë përgjegjësinë për një eksplodim në Jemen, me ç’rast është vrarë guvernatori i prvovincës jugore, Aden, së bashku me 6 truproje të tij.

Zyrtarët e sigurisë në Jemen thonë se guvernatori, Gaafar Muhammad, ishte duke udhëtuar për në zyrën e tij sot në mëngjes, kur një eksplodim e ka goditur konvojin e tij.

Forcat proqeveritare, të mbështetura nga koaliconi i udhëhequr nga Arabia Saudite i kanë përzënë kryengritësit shiitë huthi nga Adeni, në fillim të këtij viti.

Por, militantët e IS-it dhe aleatët e tyre nga al-Kaida në Gadishullin Arab, e kishin shfrytëzuar kaosin në konfliktin në Jemen, për të okupuar territore në pjesën jugore dhe lindore të këtij vendi.

Militantët, po ashtu, kanë prani në rritje në Aden.

XS
SM
MD
LG