Ndërlidhjet

Biden nis vizitën në Ukrainë


Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka arritur në Kiev për një vizitë dyditore.

Vizita ka për qëllim të sigurojë autoritetet atje se kriza në Siri nuk ka lënë anash shqetësimet e Uashingtonit për situatën në Ukrainë.

Biden do të takojë presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, dhe kryeministrin Arseniy Yatsenyuk, si dhe do të mbajë një fjalim para Parlamentit ukrainas.

Luftimet midis forcave të Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë në lindje janë zvogëluar qysh në fillim të shtatorit.

Megjithatë, tensionet mbeten të larta për shkak të statuseve ende të pazgjidhura të rajoneve separatiste në lindje.

Javëve të fundit, vëmendja perëndimore është përqendruar në masë të madhe në luftën kundër ekstremizmit islamik në Siri dhe Irak.

XS
SM
MD
LG