Ndërlidhjet

Ban kërkon më shumë angazhim për klimën


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka kërkuar që ekonomitë e pasura të botës të marrin rolin udhëheqës në adresimin e ndryshimeve klimatike, ndërsa vendet më të varfra të luajnë rol më të madh.

Ban ka folur në Paris përpara ministrave qeveritarë të të gjithë botës.

Sot, konferenca për klimën, e organizuar nga Kombet e Bashkuara, ka hyrë në javën e dytë të punimeve.

“Vendet e zhvilluara duhet të pajtohen që të udhëheqin dhe vendet në zhvillim duhet të marrin më shumë përgjegjësi në përputhje me aftësitë e tyre”, ka thënë Ban.

Pjesëmarrësit në konferencën për klimën në Paris synojnë të arrijnë një marrëveshje afatgjate për reduktimin e emetimeve të karbonit dhe kufizimin e rritjes së temepraturave në 2 gradë Celsius deri në fund të shekullit.

Konferenca ka nisur më 30 nëntor dhe do të zgjasë deri më 11 dhjetor.

Lexoni edhe këtë:

Paris: Miratohet propozimteksti në bisedimet për klimën

XS
SM
MD
LG