Ndërlidhjet

Trump: Myslimanët të mos lejohen në SHBA


Donald Trump
Donald Trump

Kandidati udhëheqës republikan për president amerikan, Donald Trump, ka propozuar “mbyllje totale dhe komplete” për të gjithë myslimanët që hyjnë në Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar kritika dhe kundërshtime nga rivalët dhe nga Shtëpia e Bardhë.

Këto komente ai i bëri pas të shtënave masive javën e kaluar në San Bernardino të Kalifornisë, nga një çift mysliman, që mendohet se ishte radikalizuar nga ekstremistët.

Zoti Trump tha mbrëmë vonë se ndalesa do të mund të mbetej “derisa përfaqësuesit e vendit tonë mund të zbulojnë se çka djallin po ndodhë”.

Shtëpia e Bardhë e ka hedhur poshtë propozimin e kandidatit republikan Trump si “krejtësisht në kundërsthim” me vlerat amerikane, duke thënë se ai po prek në anën e errët për të luajtur me “frikën e popullit, me qëllim që të krijoj mbështetje për fushatën e tij”.

Kandidati tjetër republikan për president amerikan, Jeb Bush, e quajti Trumpin “të çmendur”.

Kandidatja udhëheqëse demokrate për presidente, Hillary Clinton, e ka përshkruar propozimin e Trumpit si plan “të palejueshëm, paragjykues dhe përçarës” që amerikanët “i bënë më pak të sigurt”.

Drejtori ekzekutiv i Këshillit për raportet islamiko-amerikane, Nihad Awad, tha se “Trumpi tingëllon më tepër si lider i linçit të turmës se sa i një vendi të madh siç është ky i yni”.

XS
SM
MD
LG