Ndërlidhjet

Opozita siriane në Riyadh diskuton bisedimet paqësore


Ilustrim
Ilustrim

Fraksionet opozitare politike dhe ato të armatosura të Sirisë do të mblidhen në Arabinë Saudite për të bërë përpjekje të arrijnë një qëndrim të unifikuar karshi bisedimeve të mundshme paqësore me presidentin sirian, Bashar al-Assad.

Konferenca në Riyadh, për të cilën përgatitjet kanë nisur më 8 dhjetor, shënon tubimin e parë të grupeve kryesore kryengritëse në Siri, që prej nisjes së konfliktit në këtë vend, para më shumë se katër vjetësh.

Megjithatë, aleatët e Al-Qaedas në Siri – fronti Al-Nusra - dhe kurdët sirianë nuk janë ftuar në takim.

Fuqitë botërore duan që bisedimet paqësore ndërmjet një delegacioni të përbashkët opozitar dhe qeverisë të nisin në janar.

Në Paris, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, tha se takimi i ardhshëm i nivelit të lartë diplomatik për t’I dhënë fun luftës në Siri mund të mbahet më 18 dhjetor. Ky takim, tha ai, do të varet pjesërisht edhe nga rezultati i konferencës së udhëhequr nga sauditët me përfaqësuesit e opozitës siriane.

XS
SM
MD
LG