Ndërlidhjet

35 vjet nga vrasja e Lennonit


John Lennon
John Lennon

Sot janë bërë 35 vjet nga vrasja e këngëtarit britanik, John Lennon.

Lennon ka fituar famë botërore si bashkëthemelues i bendit The Beatles – grupi më i shitur në historinë e muzikës popullore.

Lennon është qëlluar për vdekje më 8 dhjetor të vitit 1980, në Nju Jork, nga Mark David Chapman.

Pasi Beatles është shpërbërë në vitin 1970, ai ka vazhduar të shkruajë dhe të incizojë këngë.

Një nga këngët më të popullarizuara të Lennonit titullohet "Imagine" - ku këngëtari imagjinonte se si do të ishte bota po të mos kishte dallime në fe, komb apo garë për pasuri.

”Imagine” ka hyrë në historinë e muzikës si këngë mit e Lennonit.

XS
SM
MD
LG