Ndërlidhjet

Përfundon parada e komunitetit LGBT në Podgoricë


Podgoricë, Mali i Zi
Podgoricë, Mali i Zi

Në kryeqytetin e Malit të Zi para pak çastesh ka përfunduar Parada e Krenarisë.

Parada e organizuar për vitin e tretë me radhë në Podgoricë, sot ka mbledhur rreth 200 pjesëmarrës nga komuniteti LGBT të cilët për rreth një kilometër kanë marshuar rrugëve të Podgoricës.

Në paradën e shoqëruar nga forca të mëdha të sigurisë, nuk është shënuar asnjë incident.

Marshuesit kanë ecur për tu ndalur para ndërtesës së Parlamentit ku janë mbajtur fjalimet.

Përveç komunitetit LGBT, në paradën e organizuar nga organizata joqeveritare “Qweer”, në mesin e turmës ishte edhe Ministri për të Drejtat e Njeriut në Mal të Zi, po ashtu edhe përfaqësues të partive politike, ata të sektorit privat, sektorit civil, të medieve dhe trupit diplomatik.

XS
SM
MD
LG