Ndërlidhjet

Shmanget përplasja e anijes ruse me atë turke


Ilustrim
Ilustrim

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se një luftanije ruse është detyruar të gjuaj me armë, për t’iu shmagur një përplasje me një anije turke në Detin Egje.

Ministria ka thënë se e kanë telefonuar atasheun turk në Moskë dhe e kanë njoftuar përkitazi me incidentin.

Anija turke, sipas ministrisë ruse, ishte afër 600 metra nga luftanija ruse.

Autoritetet ruse kanë thënë se kanë përdorur armë të kalibrit të vogël dhe se asnjë pjesëtar i ekupiazhit nuk është lënduar.

Marrëdhëniet në mes të Turqisë dhe Rusisë janë ftohur që nga 24 nëntori, kur një aeroplan ushtark i Rusisë është rrëzuar nga Turqia.

Rrëzimi i aeroplanit rus, më 24 nëntor në kufirin Turqi-Siri, ka shkaktuar kundërpërgjigje të fuqishme nga Moska.

Autoritetet ruse kanë kufizuar udhëtimet turistike, kanë bllokuar kamionët turq në kufi dhe kanë filluar të përgatisin sanksione më të gjera ekonomike.

XS
SM
MD
LG