Ndërlidhjet

BE: Liderët pajtohen për përshpejtimin e forcës së re kufitare


Liderët e vendeve anëtare të BE-së pak para fillimit të mbledhjes në Bruksel
Liderët e vendeve anëtare të BE-së pak para fillimit të mbledhjes në Bruksel

Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në takimin në Bruksel, që përfundoi mbrëmë vonë, kanë shprehur pajtueshmëri për krijimin e Forcës kufitare dhe bregdetare të Bashkimit Evropian.

Liderët kanë vendosur që deri aty kah gjysma e këtij viti, të pajtohen për detajet e forcës së re kufitare, e cila ishte propozur nga Komisioni Evropian më herët këtë javë.

Ky vendim u bë derisa liderët përsëri kanë kërkuar nga njëri-tjetri implementim të masave, për të cilat ishte arritur pajtueshmëria këtë vit, për uljen e fluksit të migrantëve nëpër rajonin mesdhetar.

Disa liderë, përfshirë kryeministrin grek, Alexis Tsipras, kanë sinjalizuar se dëshirojnë ta largojnë elementin e propozimit, i cili i mundëson Brukselit, që pjesëtarët e kësaj force të re t’i dërgoj në vendet anëtare pa marrëveshje me to.

Greqia dhe Italia janë nën presion që të bëjnë më tepër për menaxhimin dhe identifikimin e migrantëve që arrijnë në këtë vende.

Qeveritë e shteteve anëtare të BE-së, në përgjithësi, ende pritet t’i zbatojnë premtimet për t’i ndihmuar azilkërkuesit, që tashmë kanë hyrë, dhe për t’i dëbuar migrantët ekonomikë të padëshiruar.

XS
SM
MD
LG