Ndërlidhjet

Kroacia i ankohet Komisionit Evropian për gardhin e Sllovenisë


Ilustrim, kufiri ndërmjet Sllovenisë dhe Austrisë
Ilustrim, kufiri ndërmjet Sllovenisë dhe Austrisë

Kroacia është ankuar edhe formalisht kundër Sllovenisë fqinje, për ndërtimin e një gardhi me tela të mprehtë gjemborë përgjatë kufirit ndërmjet dy vendeve. Kroacia thotë se gardhi rrezikon botën shtazore.

Në një letër dërguar Komisionit Evropian, Kroacia pohon se gardhi pengon edhe migrimin e shtazëve të egra dhe Sllovenia po shkel legjislacionin evropian, për ruajtjen e habitatit natyror dhe mjedisit.

Viktimat më të zakonshme të këtij gardhi janë drerët, të cilët zihen në kurth.

Autoritetet sllovene deri më tash kanë kompletuar 140 kilometra të këtij gardhi, ndërtimi i të cilit nisi për të kontrolluar valën e qindra mijëra migrantëve nga Lindja e Mesme, të cilët që nga vera e këtij viti, kanë shfrytëzuar të dyja vendet si rrugë tranziti për të depërtuar në Evropën Perëndimore.

XS
SM
MD
LG