Ndërlidhjet

Kocijançiq: KE miraton raportet pozitive për Gjeorgjinë, Ukrainën dhe Kosovën


Maja Kocijancic
Maja Kocijancic

Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Twitter, se Komisioni Evropian ka miratuar "raportin pozitiv për Kosovën, mbi liberalizimin e vizave".

"Sot Komisioni Evropian ka miratuar raportet pozitive për përparimin mbi liberalizimin e vizave për Gjeorgjinë, Ukrainën dhe Kosovën", ka thënë Maja Kocijançiq.

Nuk është ende e qartë se çfarë udhëzimi të saktë përmban raporti në rastin e Kosovës për sa i përket liberalizimit të vizave.

Vendimi i Komisionit Evropian mbi këtë çështje pritet të publikohet pas orës 15:00.

XS
SM
MD
LG