Ndërlidhjet

Liberalizimi i vizave, mbeten "vetëm" edhe 8 kritere

  • RFE /RL

Ilustrim

Ilustrim

Komisioni Evropian ka publikuar raportin e tij të fundit për liberalizim vizash për qytetarët e Kosovës për vitin 2016, në të cilin janë vlerësuar përparimet e arritura në përmbushjen e kritereve, por janë nënvizuar gjithashtu kriteret që kanë mbetur për t’u përmbushur.

Kosova kishte gjithsej 95 detyrime për të përmbushur.

Dimitris Avramopulos, i ngarkuari i Komisionit Evropian me çështje të migracionit dhe punëve të brendshme, në një takim me gazetarët tha se kanë mbetur vetëm edhe tetë kritere dhe posa Kosova t'i përmbushë ato dhe të ofrojë masa efektive në fuqi për të parandaluar valën e migrimit në Bashkimin Evropian, KE do të bëjë rekomandimin.

"Jam i bindur se Kosova do të jetë së shpejti në gjendje të përmbushë kërkesat e mbetura, në mënyrë që Komisioni të mund të propozojë heqjen e detyrimeve të vizave për qytetarët e Kosovës. Shpresoj që kjo të jetë e mundshme më 2016 - që duhet të jetë synim i Kosovës".

"Ta shfrytëzojmë këtë periudhë para nesh për të bërë çkado që është e nevojshme për ta përgatitur Kosovën për udhëtim pa viza", tha zoti Avramopulos, duke paralajmëruar një vizitë në Kosovë në fillim të vitit 2016.

Raporti i plotë për Kosovën i Komisionit Evropian

Në fakt, që prej publikimit të raportit të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian më 15 dhjetor, në të cilin nuk u dha rekomandimi për liberalizimin e vizave në zonën Schengen për qytetarët e Kosovës, lajmi i publikuar sot ka qenë i pritshëm.

Autoritetet në Kosovë e kanë cilësuar zhgënjyes vendimin e Brukselit qysh më 15 dhjetor, kur u publikua raporti në fjalë.

Më i zëshmi në këtë drejtim ka qenë zëvendës kryeministri i parë, Hashim Thaçi, i cili i ka cilësuar “të qëllimshme dhe të pakuptimta vonesat e BE-së për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës”.

Por, zoti Thaçi ka reaguar me tone më të buta të premten pas publikimit të raportit nga KE-ja, duke thënë se "Kosova është zotuar t’i kryejë të gjitha obligimet që dalin nga procesi i zbatimit të liberalizimit të vizave".

"Uroj qytetarët e Republikës së Kosovës për procesin e liberalizimit të vizave dhe falënderoj partnerët tanë evropian për vlerësimin pozitiv", ka thënë Thaçi, në profilin e tij në Facebook.

Në takimin e së premtes që u mbajt në Bruksel, Gjeorgjia dhe Ukraina u vlerësua se mund ta gëzojnë liberalizimin e vizave që nga fillimi i vitit 2016. [a.v.]

Trego komentet

XS
SM
MD
LG