Ndërlidhjet

Çollaku: Qytetarët e Kosovës, të gatshëm për udhëtim pa viza në vitin 2016


Bekim Çollaku, foto arkivi

Bekim Çollaku, foto arkivi

Ministri për Integrime Evropiane në qeverinë e Kosovës, Bekim Çollaku, ka thënë se “raporti përfundimtar mbi liberalizimin e vizave është publikuar dhe është pozitiv”.

“Qytetarët e Kosovës janë të gatshëm për udhëtim pa viza në vitin 2016. Mëse e merituar”, ka thënë zoti Çollaku, në rrjetin social Twitter.

Komisioni Evropian ka publikuar raportin e fundit mbi këtë çështje të premten, duke thënë se kanë mbetur edhe 9 kritere nga 95 gjithsej për t’u përmbushur, në mënyrë që Kosova të gëzojë të drejtën e liberalizimit.

Fillimi i vitit 2016 pritet të shënojë intensifikim përpjekjesh për të arritur përmbushjen e këtyre detyrimeve, ashtu siç u kërkua nga Komisioni Evropian.

XS
SM
MD
LG