Ndërlidhjet

logo-print

Kapitulli 35 "përçan" Beogradin zyrtar

  • RFE /RL

Tomisllav Nikolliq dh Ivica Daçiq, foto arkivi

Tomisllav Nikolliq dh Ivica Daçiq, foto arkivi

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka vlerësuar se është krejtësisht e panevojshme thirrja e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, që Kisha Ortodokse Serbe ta shfaqë mendimin e saj lidhur me kapitullin 35 në negociatat me Bashkimin Evropian, e që ka të bëjnë me Kosovën.

Autoritetet në Serbi në disa raste kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me përmbajtjen e kapitullit 35-të, në të cilën sipas tyre përmban një numër të artikujve që paragjykojnë statusin e Kosovës dhe janë të drejtuara kundër interesave kombëtare serbe.

“Kryeministri i Serbisë [Aleksandar Vuçiq] shumë herë ka biseduar me përfaqësuesit e Kishës ortodokse serbe, por edhe me të gjithë faktorët e tjerë shoqërorë, kështu që mendoj se thirrja që Kisha të pyetet për punët shtetërore është e panevojshme”, tha Daçiq për gazetën bogradase “Danas”.

Në një intervistë për gazetën tjetër serbe “Politika”, presidenti Nikolliq, ka vlerësuar se kushtet për kapitullin 35, janë shumë të ashpra dhe do të paraqesin sfidë të madhe në negociatat për pranim të Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Kushtet për kapitullin 35 të negociatave janë shumë të ashpra, të pavolitshme për Serbinë dhe përplot me kurthe, kthesa ose kërkesa, të cilat nuk janë të shprehura qartë, e të cilat mund të jenë shumë të rrezikshme për Serbinë", ka thënë Nikolliq në intervistën për të përditshmen "Politika".

Nikolliq ka kërkuar që me këto sfida të mëdha Serbia duhet të përballet menjëherë, kurse pas hapjes së kapitullit për Kosovën, ai ka thënë se pret që për këtë çështje të deklarohen edhe Kisha Ortodokse Serbe, por dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve e Serbisë.

Serbia edhe zyrtarisht ka hapur bisedimet me Bashkimin Evropian mbi kapitullin 35 të negociatave për anëtarësim më 14 dhjetor të këtij viti.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG