Ndërlidhjet

Opozita: Qeveria të japë përgjegjësi për shkelje të Kushtetutës


Prishtinë
Prishtinë

Tri partitë opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë reaguar pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me kushtetutshmërinë e Marrëveshjes për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas këtij vendimi, parimet themelore të kësaj marrëveshje nuk janë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

Tri partitë, përmes një komunikate të përbashkët, kanë thënë se kanë argumentuar një gjë të tillë qysh më herët.

“(Kryeministri) Isa Mustafa dhe (zëvendëskryeministri) Hashim Thaçi, si dhe koalicioni i tyre duhet të japin përgjegjësi për shkelje të Kushtetutës”.

“Këta shkelën Kushtetutën dhe mashtruan qytetarët duke u përpjekur ta fshihnin këtë mashtrim. Po ashtu, ata kanë vënë në lajthitje Kuvendin e Republikës, duke tentuar dhunshëm ta bëjnë atë pjesë të shkeljes së tyre të rëndë”, thuhet në komunikatë.

Vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese mund ta lexoni këtu

XS
SM
MD
LG