Ndërlidhjet

Kerry i përgjigjet Iranit pas ankesave për programin e ri të vizave


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, e ka siguruar Teheranin se Shtëpia e Bardhë mund të heqë dorë nga regjimi i ri i vizave që e ka zemëruar Iranin edhe pse sipas tij, rregullat e reja amerikane, nuk do të ndikojnë në zbatimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, ka thënë gjatë të mërkurës se ndryshimet në programin e vizave në Shtetet e Bashkuara, e kanë shkelur marrëveshjen historike bërthamore në mes të Teheranit dhe fuqive botërore

Legjislacioni i ri amerikan i ashpërson kufizimet për udhëtim në Shtetet e Bashkuara, për banorët e 38 vendeve, shumica prej tyre evropiane, shtetasit e të cilave kualifikohen për Programin Visa Ëaiver të Shteteve të Bashkuara, pasi i plotësojnë kërkesat strikte.

Banorët e këtyre shteteve, në rast se në pesë vitet e fundit kanë udhëtuar drejt Irakut, Iranit, Sirisë dhe Sudanit, për të hyrë në SHBA, duhet të pajisen me vizë.

“Unë jam i bindur se ndryshimet e fundit në kërkesat për viza që kanë kaluar në Kongres e për të cilat Administrata e ka të drejten që të heq dorë, në asnjë mënyrë nuk do të na pengojë në angazhimet tona (marrëveshjen bërthamore) dhe ne do ta zbatojmë atë në mënyrë që të mos ndërhyjë në interesat legjitimeve të bizneseve në Iran”, ka thënë sekretari Kerry.

Kerry ka qartësuar se Shtetet e Basshkuara i ofrojnë disa mundësi për personat që shkojnë në Shtetet e Bashkuara.

Duke iu referuar autoriteteve të Iranit se rregullat e reja mund të pengojnë investitorët dhe turistët, Kerry ka thënë se SHBA-të ofrojnë viza me hyrje të shumfishtë, mundësojnë përshpejtim të procesit të marrjes së vizës dhe mund të lëshojnë vizë me afat deri në 10 vjet.

XS
SM
MD
LG