Ndërlidhjet

logo-print

Viktimat e krizës me pengje në Iran do të kompensohen


Pengjet amerikane në Iran, 1979

Pengjet amerikane në Iran, 1979

Viktimat amerikane të krizës me pengje të Iran do të marrin kompensim 36 vjet pas përvojës së hidhur.

Secili prej 53 pengjeve ose të afërmve të tyre do të marrë deri në 4.4 milionë dollarë, në bazë të projekt-ligjit të shpenzimeve që SHBA ka miratuar të premten e kaluar.

Viktimat e sulmeve të tjera terroriste, të sponosorizuara nga shteti, të tilla si bombardimet e ambasadës amerikane në Afrikën Lindore më 1988, do të marrin po ashtu kompensim.

Kriza me pengje në Iran ka zgjatur 444 ditë dhe ka bërë që SHBA të ndërpresë marrëdhëniet me Republikën Islamike.

Vendimi për kompensim pason një marrëveshje midis fuqive botërore dhe Iranit për programin e tij bërthamor.

XS
SM
MD
LG