Ndërlidhjet

Sulmohen turistët në Dagestan të Rusisë


Dagestan / Police operation
Dagestan / Police operation

Një person i armatosur mbrëmë ka shtënë me armë në drejtim të një grupi turistësh në një kala historike në Dagestan të Rusisë jugore, duke lënë të vdekur një person dhe plagosur njëmbëdhjetë të tjerë.

“Si rezultat i një sulmi me armë, dymbëdhjetë persona janë lënduar, njëri prej të cilëve, ka vdekur”, e ka cituar agjencia RIA Novosti një zyrtar të shëndetësisë.

Ai ka shtuar se të plagosurit, katër nga të cilët në gjendje të rëndë, janë duke u mjekuar në spital.

Agjencia e lajmeve Interfax tha se një grup turistësh rusë po e vizitonin kalanë teksa personi i armatosur i ka sulmuar nga pylli.

Policia nuk e ka komentuar rastin por bëhet me dije se janë në kërkim të sulmuesit.

Dagestani është i përfshirë nga dhuna vdekjeprurëse, e ndërlidhur me kryengritjen islamike, që origjinën e ka në dy luftëra separatiste në Çeçeni, pas shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik.

Krimi i organizuar, luftërat biznesore në terren, mospajtimet politike dhe rivalitetet klanore, po ashtu, i kontribuojnë gjakderdhjes.

Caqe pothuajse të rregullta të sulmeve janë myslimanët e moderuar, gazetarët, policët dhe zyrtarët qeveritarë.

Por, deri më tani në këtë zonë, nuk ka pasur sulme ndaj turistëve

XS
SM
MD
LG