Ndërlidhjet

Turqia arreston dy antëtarë të dyshuar të IS-it


Ilustrim
Ilustrim

Policia turke i ka arrestuar dy pjesëtarë të dyshuar të grupit ekstremist Shteti Islamik.

Ata dyshohet se po përgatisnin sulme vetvrasëse në Ankara në prag të Vitit të Ri.

Zyra për media e prokurorisë turke, ka knjoftuar sot se dy burrat kanë hyrë nga Siria në Turqi.

Prokuroria ka thënë se dy burrat dyshohen se po planifikoni sulm në sheshin Kizilay, në qendër të kryeqytetit turk, vend ku turmat mblidhen për ta festuar Vitin e Ri.

Një muajin tetor, rreth 100 persona janë vrarë si rezultat i një sulmi terrorist në Ankara.

Autoritetet turke kanë thënë se gjatë muajve të fundit i kanë goditur të ashtuquajturat “qelizat e grupit militant në të gjithë vendin”.

XS
SM
MD
LG