Ndërlidhjet

IPK hap zyrë në Mitrovicën e Veriut


Ilustrim
Ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar sot se në Mitrovicën e Veriut ka nisur punën zyra e këtij mekanizmi që heton shkeljet eventuale ligjore nga ana e policëve të Kosovës.

IPK, përmes një komunikate të lëshuar, ka thënë se kjo është zyra e tretë rajonale që është hapur gjatë këtij viti, pas asaj që është hapur në Gjilan dhe Prizren.

IPK ka njoftuar se zyra ndodhet në rrugën “Mbreti Petër” dhe se do të jetë e hapur për të pranuar ankesat ndaj policëve të Kosovës, çdo ditë pune.

“Prezenca e IPK-së afër qytetarëve do të thotë mbështetje për realizimin e të drejtave të tyre, ndërsa prezenca e IPK-së, afër policisë do të thotë përkrahje për fuqizimin e integritetit dhe rritjen e kredibilitetit të Policisë së Kosovës”, citohet të ketë thënë kryesgefi i IPK-së, Fitim Shishani.

XS
SM
MD
LG