Ndërlidhjet

Urdhërohet lirimi i Ismajl Kurteshit dhe Fisnik Ismajlit


(©Shutterstock)

(©Shutterstock)

Gjykata Themelore në Prishtinë ka urdhëruar lirimin e të pandehurve Ismajl Kurteshi dhe Fisnik Ismajli, të dy deptetë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

"Për shkak se prokurori nuk ka propozuar vazhdimin e masës së sigurisë ndaj të pandehurve Ismajl Kurteshi dhe Fisnik Ismajli dhe ndaj të njëjtëve paraburgimi ishte caktuar në kohëzgjatje deri më 30.12.2015, Gjykata Themelore ka njoftuar qendrën e paraburgimit se ndaj të njëjtëve nuk është caktuar asnjë masë e sigurisë dhe se të njëjtit duhet të lirohen sot", thuhet në kumtesën për media.

Të dy ata janë arrestuar ditë më parë për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

XS
SM
MD
LG