Ndërlidhjet

Kërcënime për sulme terroriste në Mynih


Ilustrim
Ilustrim

Policia gjermane mbrëmë ka qenë në gjendje të lartë gatishmërie pasi që ka pranuar informacione se disa persona të dyshuar, gjatë festimeve të Vitit të Ri, mund të kryejnë sulme vetvrasëse në emër të Shtetit Islamik në qytetin Mynih.

Policia tha se rreziku vazhdon të mbetet dhe hetimet janë duke vazhduar. Sipas tyre, 550 oficerë janë në detyrë për kapjen e të dyshuarve dhe sigurimin e qytetit.

“Ende shumë kolegë janë në pozicione të caktuara. Është, ashtui siç ishte, një rrezikshmëri e lartë për sulme terroriste”, një zëdhënës i policisë i ka thënë agjencisë AFP.

Zyrtarët gjermanë thanë se për kërcënimet janë informuar nga një “shërbim miqësor i intelegjencës.

Sipas Ministrit të Brendshëm, Joachim Herrmann, sulmet kanë qenë të parapara të kryheshin në mesnatë.

Vetëm 90 minuta para se të bëhej ndërrimi i vitit, pas marrjes së informatës së mund të ketë “sulme terroriste”, policia gjermane e ka evakuar stacionin kryesor të trenave në Mynih dhe një tjetër stacion në periferi të qytetit

Shefi i policisë, Hubertus Andrae, tha se “pesë deri në shtatë peresona” mund të jenë të përfshirë në përgatitjen e "sulmeve të mundshme".

Sot në mëngjes stacionet janë hapur ndërsa policia ka kërkuar nga qytetatët që të jenë të kujdesshëm.

Kryeqytetet evropiane kanë qenë në gatishmëri të lartë gjatë festimeve të Vitit të Ri. Brukseli dhe Parisi e kanë anuluar ndezjen e fishekzjarreve.

XS
SM
MD
LG