Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë diskuton sanksionet ndaj Iranit


Ilustrim
Ilustrim

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se duhet të bëhet më shumë punë diplomatike dhe teknike para se të shpallen sanksionet e reja ndaj Iranit, si përgjigje ndaj raketave balistike.

Administrata e presidentit Barak Obama është duke i shqyrtuar objektivat për sanksionet shtesë ndaj Iranit.

Kongresi Amerikan është i njoftuar me diskutimet që po bëhen në administratë.

Disa ligjvënës e kanë kritikuar administratën për veprime të vonuara për t’iu përgjigjur Iranit lidhur me testet e fundit të raketave.

Ben Rhodes, një këshilltar i sigurisë kombëtare, tha se negociatat e vitit të kaluar dhe marrëveshja mbi programin bërthamor të Iranit, nuk do të pengojnë në vendosjen e sanksioneve të reja.

Ai tha se Uashingtoni e di se për këtë veprim mund të ketë paknaqësi në Teheran, por sipas tij, reagimet nga Irani nuk do të ndikojnë në vendimin përfundimtar.

Rhodes ka folur më 2 janar në Hawaii, në ditën kur Obama i ka përfunduar pushimet e tij të fundvitit në këtë shtet.

XS
SM
MD
LG