Ndërlidhjet

Suedia dhe Norvegjia nisin kontrollet e dokumenteve në kufij


Ilustrim

Ilustrim

Me qëllim të frenimit të fluksit të refugjatëve nga Siria, Iraku dhe Afganistani, Suedia ka filluar t’i kontrolloj udhëtarët në kufij me Danimarkën.

Kontrollet e nisura sot, përfshijnë kontrollet e të gjithë pasagjerëve që udhëtojnë për në Suedi me tren, autobus dhe traget.

Vetëm gjatë vitit të kaluar Suedia ka pranuar 160 mijë azilkërkues, më shumë se çdo komb tjetër evropian pas Gjermanisë, e cila gjatë vitit të kaluar ka pranuar më shumë se 1 milion refugjatë.

Disa orë pasi Suedia i ka nisur kontrollet e dokumenteve të pasagjerëve që hyjnë nga Danimarka, kjo e fundit ka nisur t’i kontrolloj pasagjerët që hyjnë nga Gjermania.

XS
SM
MD
LG