Ndërlidhjet

Policia e Kosovës arreston dy pjesëtarë të dyshuar të IS-it


Ilustrim

Ilustrim

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Policia e Kosovës sot i ka arrestuar dy persona nën dyshimin për pjesëmarrje në grupe terroriste.

Sipas policisë, për një vit deri një vit e gjysmë, dy personat e arrestuar dyshohen kanë qenë pjesë e të ashtuquajturit Shtet Islamik në Siri dhe Irak

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se dy personat, shtetas të Kosovës, janë arrestuar teksa janë kthyer në Kosovë përmes Stambollit.

“Më datën 04.01.2016, rreth orës 10:20, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës janë arrestuar dy persona të dyshuar. Policia po i heton ata për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të ‘organizimit dhe pjesëmarrjes në grupe terroriste’", ka thënë zëdhënësi Hoxha.

Ai ka shtuar se dy personat e arrestuar sot kanë qenë duke u hetuar nga Departamenti Kundër Terrorizmit në Policinë e Kosovës dhe nga Prokuroria Speciale.

“Dy të arrestuarit dyshohen se kanë qenë pjesë e grupit militant Shteti Islamik në Siri dhe Irak”, ka thënë Hoxha.

Me urdhër të prokurorëve përgjegjës për rastet, sipas zëdhënësit Hoxha, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

XS
SM
MD
LG