Ndërlidhjet

Indi: Kërkohet aksion i Pakistanit kundër sulmuesve


Pamje e sotme e ushtarëve të Indisë afër bazës në Pathankot
Pamje e sotme e ushtarëve të Indisë afër bazës në Pathankot

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka kërkuar nga kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif, që të ndërmerr “aksion të menjëhershëm dhe të ashpër” kundër atyre që kanë dorë në sulmin në një bazë ajrore të Indisë afër kufirit me Pakistanin.

Kryeministri Modi “ka theksuar fuqishëm nevojën që Pakistani të ndërmerr aksion të menjëhershëm dhe të ashpër kundër organizatave dhe individëve përgjegjës” për këtë sulm dhe “me lidhje ndaj sulmit terrorist në Pathankot”, njoftoi sot qeveria e Indisë, pas bisedës telefonike të të zotit Modi me kryeministrin Sharif.

Nga sulmi që filloi herët më 2 janar dhe ka vazhduar për gati katër ditë, janë vrarë 7 ushtarë të Indisë.

Ministri i mbrojtjes i Indisë, Manohar Parrikar, tha sot se 6 sulmues janë vrarë dhe se operacioni i kërkimit po vazhdon për të qenë të sigurt se në kompleksin e bazës ajrore nuk ka militantë”.

Një aleancë e përbërë prej 13 grupeve kryengritëse me seli në Kashmir, e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

India e akuzon Pakistanin për furnizim me armë dhe stërvitje të kryengritësve në pjesën e saj të rajonit Kashmir.

Pakistani i ka hedhur poshtë këto akuza.

XS
SM
MD
LG