Ndërlidhjet

Vuçiq: Marrëdhëniet me Kosovën duhet të normalizohen


Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Beogradi duhet të zgjidhë mosmarrëveshjet midis Kosovës dhe Serbisë, por jo për shkak të presionit nga Bashkimi Evropian.

Vuçiq, në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, ka thënë se marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të normalizohen sepse “kjo është jeta jonë, ne duhet të jetojmë pranë njëri-tjetrit”.

“Nëse nuk mund të sillemi si miq të mirë, ne duhet të sillemi si dikush që e di se duhet të jetojmë dhe punojmë së bashku, në mënyrë që të gjithë ne të jemi të suksesshëm”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka shtuar se Serbia është e përgatitur për “bisedime të vështira” me Prishtinën, të cilat pritet të mbahen në Bruksel më 27 janar.

Vuçiq ka thënë se marrëdhëniet fqinjësore janë në interes edhe të shqiptarëve, edhe të serbëve që jetojnë në Kosovë.

Beogradi refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës, e cila është shpallur në shkurt të vitit 2008, dhe vazhdon t’i referohet me “Kosovë e Metohi”.

XS
SM
MD
LG