Ndërlidhjet

GCC shfaq mbështetjen e plotë për Arabinë Saudite


Ilustrim
Ilustrim

Gjashtë shtetet anëtare të Këshillit Koorperativ të Gjirit (Gulf Cooperation Council –GCC), e kanë shprehur “mbështetjen e tyre të plotë” për Arabinë Saudite, për shkak të veprimeve ndaj Iranit, ndërsa e kanë dënuar atë që e kanë përshkruar, si ndërhyrje nga Teherani në punët e brendshme të Riadit.

Ministrat e jashtëm të Arabisë Saudite, Kuvajtit, Bahreinit, Katart, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Omanit, e kanë lëshuar një komunikatë pas një takimi të jashtëzakonshëm të mbajtur rreth tensioneve në mes të Arabisë Saudite dhe Iranit.

Ministri i Jashtëm saudit, Adel al-Jubeir, e ka akuzuar Iranin për sponsorizimin e terrorizmit, ndërsa ka shtuar se mbretëria do t’i konsiderojë “masat shtesë” nëse rivali rajonal vazhdon me politikat aktuale.

Tensionet në mes të Arabisë Saudite dhe Iranit kanë nisur pas ekzekutimit nga Riadi të një kleriku shiit mysliman.

Një turmë iranianësh e ka sulmuar dhe djegur ambasadën saudite në Teheran, veprim pas të cilit Arabia Saudite i ka ndërprerë marrdhëniet diplomatike me Iranin.

Disa aleatë sauditë e kanë ndjekur këtë shembull.

XS
SM
MD
LG