Ndërlidhjet

Kujtohen viktimat e sulmeve terroriste në Paris


Pamje nga ceremonia përkujtimore në Paris

Disa mijëra persona janë mbledhur sot në Paris të Francës për t'i kujtuar rreth 150 viktimat e sulmeve terroriste, që kanë ngjarë gjatë vitit të kaluar në kryeqytetin francez

Presidenti francez, Francois Hollande, dhe kryetarja e qytetit të Parisit, Anne Hidalgo, e kanë zbuluar pllakën përkujtimore dhe një pemë të gjatë 10 metra të mbjellur në Place de la Republique të Parisit.

Ikona e rokut francez, Johnny Hallyday, e ka interpretuar një këngë ndërsa kori i ushtrisë franceze e ka kënduar himnin kombëtar të Francës.

Ceremonia e sotme është organizuar në kuadër të disa ngjarjeve që janë mbajtur këtë fundjavë, në përvjetorin e parë të sulmeve terroriste në një treg hebre dhe në zyrat e revistës satirike Charlie Hebdo.

Ngjarja e sotme ka përkujtuar njashtu edhe më shumë se 130 personat që u vranë nga një varg sulmesh terroriste në Paris gjatë muajit nëntor, sulme të cilat Shteti Islamik pretendon se i ka organizuar.

XS
SM
MD
LG