Ndërlidhjet

Filmi The Revenant – fitues në Globin e Artë


Regjisori Alejandro Inarritu dhe aktori Leonardo DiCaprio (djathtas) me çmimet e fituara në Golden Globe
Regjisori Alejandro Inarritu dhe aktori Leonardo DiCaprio (djathtas) me çmimet e fituara në Golden Globe

Filmi The Revenant ka fituar më së shumti çmime në ceremoninë Globi i Artë në Hollivud.

Ky film i fitoi tri çmime në ceremoninë që u mbajtë mbrëmë vonë, përfshirë edhe atë për dramën më të mirë.

Ylli i këtij filmi, aktori i njohur, Leonardo DiCaprio, është shpallur aktori më i mirë, ndërsa Alejandro Inarrity, u shpall regjisori më i mirë.

Filmi The Martian e ka marrë çmimim për komedinë ose filmin muzikor më të mirë, ndërsa aktori më i mirë komik u shpall Matt Damon.

Manifestimi, Globi i Artë (Golden Globe), i organizuar nga Asociacioni i Shtypit të Jashtëm në Hollivud, është i pari i këtij lloji në sezonin e çmimeve për filmat më të suksesshëm që kulmon më 28 shkurt me dhënien e çmimeve Oskar.

Ndër fituesit e globit të sivjemë është edhe aktori i njohur, Sylvester Stallone, që u nderua për rolin më të mirë mbështetës në veprën e tij “Creed” , që paraqet një reprizim të rolit të tij ikonik të boksierit, Rocky Balboa.

Drama hungareze për holokaust, Son of Saul, e fitoi çmimim për filmin më të mirë të jashtëm.

XS
SM
MD
LG