Ndërlidhjet

logo-print

Bowie, “artist i jashtëzakonshëm” dhe “origjinal i vërtetë”


Këngëtari briatnik, David Bowie

Këngëtari briatnik, David Bowie

Këngëtari briatnik, David Bowie, ka vdekur në moshën 69-vjeçare nga kanceri.

Bota e artit ka shprehur ngushëllime për këngëtarin e madh, i cili ka lansuar albumin e fundit javën e kaluar.

Grupi Rolling Stones ka thënë se ai ka qenë një “artist i jashtëzakonshëm” dhe një “origjinal i vërtetë”.

Miku dhe bashkëpunëtori i tij, Iggy Pop, ka shkruar në Twitter:

“Miqësia me Davidin ka qenë drita e jetës sime. Nuk kam takuar kurrë një person të tillë të shkëlqyer”.

Madonna ka thënë se ndjehet e tronditur dhe se Bowie ka ndryshuar jetën e saj.

“David Bowie ka qenë një nga frymëzimet e mia më të rëndësishme, i patrembur, krijues… na ka dhënë magji për tërë jetën”, ka thënë reperi Kanye West.

Karriera e Bowiet ka zgjatur gjashtë dekada.

Hitet e tij përfshijnë këngët: Let's Dance, Changes, Space Oddity, Starman, Modern Love, Heroes, Under Pressure, Rebel Rebel dhe Life on Mars.

XS
SM
MD
LG