Ndërlidhjet

KE: Gjeorgjia të punoj më tepër në reformën e gjyqësorit


Pamje nga kryeqyteti Tbilisi në Gjeorgji
Pamje nga kryeqyteti Tbilisi në Gjeorgji

Këshilli i Evropës thotë se Gjeorgjia ka bërë progres në reformimin e sistemit të drejtësisë, por ka shprehur shqetësim se autoritetet ndoshta e kanë keqpërdorë ligjin për ta marrë në shënjestër opozitën.

Komisionari për të drejtat e njeriut i Këshillit të Evropës, Nils Muiznieks, në raportin e tij ka theksuar se problemet e gjata strukturore kërkojnë kujdes serioz, e veçanërisht pavarësia e sistemit të drejtësisë.

“Komisionari është i shqetësuar për akuzat e motivuara politikisht, cak i të cilave janë pjesëtarët e opozitës, veçanërisht lidhur me përdorimin e masave të paraburgimit kundër tyre”, thuhet në raport.

Dhjetëra ish-zyrtarë, që kanë shërbyer nën presidentin e dikurshëm, Mikhael Saakashvili, përfshirë ish-kryeministrin, janë arrestuar lidhur me akuza siç është keqpërdorimi i detyrës dhe korrupsioni, prej se qeveria e Saakashvilit ka rënë në vitin 2012.

I kërkuar nga autoritetet e Gjerogjisë për shkak të akuzave për keqpërdorim të autoritetit derisa ishte president, zoti Saakashvili aktualisht jeton në Ukrainë dhe punon si guvernaror i rajonit Odesa.

XS
SM
MD
LG