Ndërlidhjet

Dy të vdekur nga orteku në Alpet Franceze


Ilustrim
Ilustrim

Një ortek bore në Alpet Franceze ka goditur një grup nxënësish dhe skiatorë të tjerë të mërkurën, duke vrarë së paku dy veta dhe duke plagosur rëndë së paku tre të tjerë.

“Pesë njerëz janë gjetur dhe kërkimet janë ende në zhvillim e sipër”, ka thënë kreu i njësisë policore, Bernard Host, për agjencinë Reuters.

Tre të plagosurit janë gjetur në gjendje të arrestit kardiopulmonar, ka thënë policia.

Njëri nga të vdekurit ka qenë një djalë 14 vjeç nga qyteti Lion i Francës.

Trupi i një skiatori ukrainas është gjetur gjithashtu nga ekipet e shpëtimit, ka thënë një zëdhënës i policisë rajonale.

Orteku ka ndodhur në vendpushimoren Deux Alpes, rreth 50 kilometra nga kufiri me Italinë.

XS
SM
MD
LG