Ndërlidhjet

Disa të vrarë nga sulmet në Indonezi


Xhakartë, Indonezi, 14 janar 2016.

Xhakartë, Indonezi, 14 janar 2016.

Një seri shpërthimesh me bomba kanë goditur kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta, duke u pasuar me të shtëna me armë zjarri.

Policia thotë se shtatë persona, përfshirë katër sulmues të dyshuar, janë vrarë.

Sulmuesit raportohet se kanë përfshirë kamikazë.

Shpërthimet kanë ndodhur në disa lokacione, përfshirë një qendër tregtare pranë pallatit presidencial dhe zyrave të Kombeve të Bashkuara.

Presidenti Joko Widodo ka thënë se situata është nën kontroll dhe u ka bërë thirrje banorëve që të mbeten të qetë.

“Shteti, kombi dhe njerëzit nuk duhet të frikësohen dhe të humbasin nga akte të tilla terroriste”, ka thënë ai.

Nuk ka ende indikacione se kush mund të fshihet prapa sulmeve.

Indonezia është sulmuar nga grupe islamike militante në të kaluarën dhe së voni ka qenë në gatishmëri të lartë për shkak të kërcënimeve nga i ashtuquajturi Shtet Islamik.

Indonezia është vendi me popullsinë më të madhe myslimane në botë.

XS
SM
MD
LG