Ndërlidhjet

Zaev: Dorëheqja e Gruevskit, fillim i fundit të pushtetit të korruptuar


LIderi opozitar në Maqedoni, Zoran Zaev
LIderi opozitar në Maqedoni, Zoran Zaev

Partia Maqedonase në opozitë, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, dorëheqjen e mbrëmshme të Nikolla Gruevskit nga posti i kryeministrit të Republikës së Maqedonisë, e ka quajturi fillim i fundit të pushtetit të korruptuar dhe jo demokratik.

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, e ka parqitur dorëheqjen të enjten në mbrëmje gjatë një paraqitje televizive para opinionit.

Por, aktin e dorëheqjes Gruevski do ta paraqes edhe në Kuvend, i cili edhe duhet ta miratoj.

“Deklarata e Gruevskit është pranim se për shkak të tij dhe partisë së tij nuk janë zbatuar çështjet kryesore të Marrëveshjes së Përzhinos. Që të zbatohet Marrëveshja e Përzhinos plotësisht, është e domosdoshme që listat zgjedhore të jenë kristal të pastra dhe procesi parazgjedhor. Njeriu i cili ka vendosur për jetë a vdekje, vendosi që kush mund të jetojë i lirë në Maqedoni e kush jo”, është shprehur mbrëmë për mediat në Maqedoni lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

Ai iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, që siç ka thënë ai, “bashkërisht ta kthejmë demokracinë, lirinë dhe vlerat evropiane të vendit tonë”.

XS
SM
MD
LG