Ndërlidhjet

Grabar-Kitaroviq: Serbia është vend mik


Kolinda Grabar-Kitaroviq
Kolinda Grabar-Kitaroviq

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, ka deklaruar sot në Vukovar, se me integrimin e sërishëm të rajonit përgjatë lumit Danub, para 18 vitesh, ka filluar një fazë e re në raportet me Serbinë, e cila siç ka thënë zonja Grabar-Kitaroviq, sot është vend mik.

“Do të vazhdojmë ta ndihmojmë Serbinë dhe vendet e tjera nga pjesa juglindore e Evropës, për të hyrë në Bashkimin Evropian”, tha presidentja e Kroacisë, në një ceremoni me rastin e riintegrimit të qetë dhe Ditës së njohjes ndërkombëtare të Kroacisë, të mbajtur në pallatin Eltz në Vukovar, raporton agjencia Hina.

Ajo ka vlerësuar se është e domosdoshme që përfundimisht të stabilizohet kjo pjesë e Evropës dhe që të flitet për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin, e jo për “çështjet e hapura të cilat na ndajnë dhe të cilat duhet t’i zgjidhim”.

Grabar-Kitaroviq ka theksuar se integrimi i sërishëm i qetë është rezultat i marrëveshjes politike dhe guximit personal të njerëzve që kanë marrë pjesë në këtë proces, dhe i “mençurisë politike të presidentit të parë të Kroacisë, Franjo Tugjman, i qeverisë së atëhershme dhe udhëheqjes kroate, por edhe i udhëheqjes së serbëve në këtë rajon”.

XS
SM
MD
LG