Ndërlidhjet

OKB: Dhuna ndaj civilëve në Irak, tronditëse


Irak
Irak

Kombet e Bashkuara kanë thënë se dhuna ndaj civilëve në Irak “mbetet tronditëse”.

Sipas OKB-së, së paku 18,800 civilë janë vrarë në periudhën 1 janar 2014 – 31 tetor 2015.

Sipas raportit të publikuar sot, rreth 3.2 milionë njerëz po ashtu janë detyruar të zhvendosen brenda vendit, gjatë periudhës së njëjtë kohore.

OKB akuzon grupin militant Shteti Islamik, i cili kontrollon pjesë të mëdha të Irakut, për dhunën sistematike, e cila mund të llogaritet si krim kundër njerëzimit apo gjenocid i mundshëm.

OKB-ja ka regjistruar edhe abuzime nga trupat qeveritare, milicitë dhe forcat kurde.

XS
SM
MD
LG