Ndërlidhjet

SHBA: Sarah Palin e ka mbështetur Donald Trumpin


Donald Trump
Donald Trump

Kandidati udhëheqës republikan në garën për president amerikan, Donald Trump, e ka marrë mbështetjen e ish-guvernatores së Alaskës, Sarah Palin, e cila në vitin 2008 ishte kandidate për zëvendëspresidente e Shteteve të Bashkuara.

“Jam krenare që ta mbështes Donald Trumpin për president”, tha Palin në një deklaratë të publikuar mbrëmë.

Pastaj, zonja Palin e ka shoqëruar Trumpin në një fushatë në pjesën qendrore të shtetit Ajova, me ç’rast tha se Trump është i gatshëm që të lejoj që trupat amerikane ta shkatërrojnë grupin ekstremist, Shteti Islamik.

Kandidati republikan, Donald Trump, që është biznesmen i njohur nga Nju Jorku, tha se ishte “shumë i nderuar” nga mbështetja.

“Ajo është shoqe dhe person me kualifikim të lartë për të cilën kam respekt të madh”, ka thënë Trump nëpërmjet një kumtese.

Zonja Palin ishte zgjedhur nga kandidati republikan për president amerikan, John McCain, për të garuar kundër Barak Obamës dhe Joe Bidenit, në zgjedhjet e vitit 2008. Në këtë garë patën fituar Barack Obama dhe Joe Biden.

XS
SM
MD
LG