Ndërlidhjet

SHBA: Ish-agjenti i zhdukur nuk është në Iran


Robert Levinson

Robert Levinson

Shtëpia e Bardhë thotë se agjenti i pensionuar i agjencisë FBI, Robert Levinson, që mendohet se ishte mbajtur në Iran, prej se ishte zhdukur para tetë vitesh, ende është gjallë por nuk gjendet në Iran.

Këto komente të djeshme të zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, ishin përgjigje ndaj kritikave të familjes së zotit Levinson, i cili ishte zhdukur në vitin 2007, derisa ishte në udhëtim biznesor në Iran.

Shtëpia e Bardhë ka vazhduar t’i bëjë presion Iranit për “sa më tepër informacione që i ka për vendndodhjen e tij”, tha Earnest.

Gjatë fundjavës, Irani dhe Shtetet e Bashkuara janë pajtuar për këmbimin e të burgosurve, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë tërhequr sanksionet kundër Teheranit.

Familja e zotit Levinson e ka përshëndetur lirimin, por nëpërmjet një kumtese në rrjetin Facebook tha se “edhe njëherë, Bob Levinson është lënë prapa”.

Agjencia AP në vitin 2013 ka raportuar se Levinson, i cili punonte si hetues privat pas pensionimit si agjent i FBI-së dhe pjesëtar i Agjencisë për zbatim të ligjit për drogë, është zhdukur në Iran në vitin 2007, derisa punonte për agjencinë CIA në një mision të pamiratuar për mbledhjen e inteligjencës.

XS
SM
MD
LG