Ndërlidhjet

Rusia “qëndron” pas vrasjes së Litvinenkos


Aleksandr Litvinenko

Aleksandr Litvinenko

Një raport i hetuesve britanikë që do të publikohet sot, pritet ta publikoj faktin se Rusia qëndron pas vrasjes së ish-agjentit rus Aleksandr Litvinenko, në vitin 2006.

Kreu i hetimeve, gjyqtari Robert Owen do ta bëj publik sot raportin mbi vdekjen e Litvinenko, i cili ka vdekur në nëntor të vitit 2006 në Londër nga helmimi me një element radiokativ.

Moska i ka hedhur poshtë akuzat që i janë bërë në të kaluarën për përfshirjen në vrasjen e tij dhe njashtu e ka hedhur poshtë hetimin privat se vrasja ishte e motivuar politikisht.

Një zëdhënës i Kremlinit ka thënë gjatë të mërkurës se hetimi “nuk është çështje në interes” të presidentit Vladimir Putin.

Aleksandr Litvinenko kishte punuar në agjencinë kryesore pasardhëse të KGB-së ruse, Shërbimi Federal i Sigurimit, para se të lëvizte në Britani ku edhe ishte bërë kritik i hapur i Putinit.

Hetuesit britanikë kanë ardhur në përfundim se 44 vjeçari, Aleksandr Litvinenko, kishte pirë çaj me elemente radioaktive në një hotel luksoz në Londër së bashku me dy burra rusë, Dimitry Kovtun dhe Andrei Lugovoi.

Ai kishte vdekur në një spital të Londrës tri javë më vonë.

Gjurmët e elementit polonium-210 ishin gjetur nëpër Londër, në vendet ku dy burrat kishin qenë, duke përfshirë zyrat, hotelet, aeroplanët dhe një stadium futbolli.

Rusia ka refuzuar t’i ekstradojë dy të dyshuarit.

E veja e Aleksandr Litvinenko, Marina, i ka thënë hetuesit kryesor të rastit se bashkëshorti i saj kishte qenë një agjent besnik i intelegjencës.

Sipas saj, ai ishte zhgënjyer me luftën e viteve 90-ta në Çeçeni dhe me korrupsionin në kuadër të shërbimit sekret rus.

Në kohën e vdekjes së tij, Aleksandr Litvinenko thuhet të ketë punuar për shërbimin sekret të huaj britanik të njohur si M16.

XS
SM
MD
LG