Ndërlidhjet

Së paku 42 migrantë të vdekur në brigjet greke


Ilusrtrim
Ilusrtrim

Së paku 42 migrantë, në mesin e të cilëve 17 fëmijë, kanë vdekur si rezultat i përmbysjes së dy barkave në brigjet greke.

Roja Bregdetare greke ka njoftuar sot se një barkë që po mbante 48 persona është përmbysur mëngjesin e sotëm në afërsi të ishullit Farmakonisi.

Si rezultat i kësaj tragjedie dyzet pasagjerë kanë arrutur të dalin të gjallë në brigje, një vajzë tjetër është shpëtuar nga rojet bregdetare ndërsa tetë trupa janë gjetur të vdekur.

Në afërsi të ishullit Kalymnos ndërkaq, është përmbysur një barkë me numër të papërcaktuar migrantësh. Njëzetegjashtë persona kanë shpëtuar ndërsa janë gjetur edhe tridhjetekatër trupa të pajetë.

Ende nuk dihet se cfarë ka ndikuar në përmbysjen e barkave.

Mijëra refugjatë dhe migrantë, shumica nga ta nga Siria e shkatërruar nga lufta, e kanë vënë jetën në rrezik, duke kaluar nga Turqia për në Greqi.

XS
SM
MD
LG