Ndërlidhjet

logo-print

Ministri i Financave shpall Strategjinë Kombëtare për Zhvillim


Ministri i Financave, Avdullah Hoti.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti.

Kosova, për herë të parë, ka aprovuar Strategjinë Kombëtare për Zhvillim 2016 – 2021.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, gjatë një konference për media, ka dhënë detaje të strategjisë, të cilën e ka cilësuar si mjaft të rëndësishme për ekonominë e vendit.

Ai ka thënë se kryefjala e kësaj strategjie është rritja ekonomike.

“Strategjia Kombëtare për Zhvillim 2016-2021 është ndarë në katër shtylla: kapitali njerëzor, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë, zhvillimi i industrive konkurruese dhe zhvillimi i infrastrukturës”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, pengesë kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social në Kosovë ka qenë mungesa e kohezionit të politikave zhvillimore dhe koordinimit institucional.

Hoti ka thënë se kjo strategji tani siguron koordinimin e veprimeve institucionale dhe të akterëve të përfshirë në proceset zhvillimore të vendit.

Ekspertët e çështjeve ekonomike dhe përfaqësuesit e organizatave që mbrojnë interesat e bizneseve në Kosovë vazhdimisht kanë kërkuar nga autoritetet kompetente që të krijojnë një strategji kombëtare për zhvillim ekonomik, në mënyrë që Kosova të orientohet në politikat zhvillimore.

XS
SM
MD
LG