Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan, 5 të arrestuar për sulmin në universitet


Çarsada, 20 janar 2016.

Çarsada, 20 janar 2016.

Ushtria pakistaneze ka arrestuar pesë të dyshuar, nën akuzat për lehtësimin e një sulmi militant në një universitet, i cili ka lënë të vrarë 21 veta.

Militantët islamikë kanë sulmuar Universitetin Baça Kan në qytetin Çarsada më 20 janar, duke vrarë studentë dhe mësimdhënës.

Pesë të arrestuarit dyshohet se u kanë siguruar sulmuesve strehim, transport dhe armë, ka thënë zëdhënësit i ushtrisë, gjenerali Asim Salim Bajwa.

Sipas tij, tre të dyshuar të tjerë – një burrë, gruaja e tij dhe mbesa – ndodhen ende në arrati.

Gratë dyshohet se kanë blerë armë për sulmuesit në një treg armësh në rajonin fisnor Dara Adam Khel, ka thënë Bajwa.

“Dy gratë kanë përdorur vellot e tyre për të sjellë armët e blera nga rajoni fisnor”, ka sqaruar ai.

Një fraksion i talibanëve, i udhëhequr nga një person që quan veten Khalifa Umar Mansoor, ka marrë përgjegjësinë për sulmin në universitet dhe ka kërcënuar me sulme të tjera të ngjashme.

XS
SM
MD
LG