Ndërlidhjet

IS përmes videos “paraqet” sulmuesit e Parisit


Ilustrim
Ilustrim

Grupi militant Shteti Islamik e ka publikuar një video përmes të cilës supozojnë se paraqesin nëntë militantët që kanë kryer sulme në Paris, në nëntor të vitit të kaluar, duke lënë të vdekur 130 persona.

Përmes videos së publikuar në internet, nëntë militantët kërcënojnë vendet e koalicionit që luftojnë kundër Shtetit Islamik, duke përfshirë Britaninë.

Militantët e paraqitur në video supozohet se janë katër belgë, tre shtetas francezë dhe dy irakianë të cilët thuhet se janë përgjegjës për sulmet në Paris.

Në videon që është xhiruar në një shkretëtirë të Irakut apo Sirisë para sulmeve në Paris, militantët flasin në gjuhën frenge dhe atë arabe.

Në video janë të përfshira imazhe të sulmeve të koordinuara në Paris si dhe pamje nga operacionet e forcave të policisë dhe atyre speciale franceze gjatë sulmeve.

Videoja paraqet nëntë militantët të kryejnë sulme mizore dike përfshirë edhe prerjet e kokave dhe të shtënat në drejtim të personave, që në vidoe paraqiten si pengje.

XS
SM
MD
LG