Ndërlidhjet

Rohani: Irani është i sigurt dhe i qëndrueshëm


Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, në Romë.
Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, në Romë.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, u ka thënë udhëheqësve të biznesit në Romë se “Irani është vendi më i sigurt dhe më i qëndrueshëm në gjithë rajonin”.

Rohani ndodhet në një udhëtim katërditor në Itali dhe Francë.

Kjo është vizita e parë shtetërore e një presidenti iranian në Evropë në afro dy dekada.

Rohani është në kërkim të investimeve të huaja, pas heqjes së sanskioneve ndërkombëtare kundër Iranit, më 16 janar.

Sanksionet janë hequr në bazë të një marrëveshjeje bërthamore, e cila fillimisht ka obliguar Teheranin të kufizojë aktivitetin e tij nuklear.

Rohani ka shkruar sot në Twitter se kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, do të vizitojë Iranin në muajt e ardhshëm për të thelluar lidhjet ekonomike.

XS
SM
MD
LG