Ndërlidhjet

Rohani: Irani – terren i përshtatshëm për tregti


Hassan Rohani gjatë fjalimit të sotëm para biznesmenëve në Paris
Hassan Rohani gjatë fjalimit të sotëm para biznesmenëve në Paris

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, thotë se vendi i tij është “terren i favorshëm” për vazhdimin e tregtisë ndërmjet perëndimit dhe lindjes.

Mëtutje, gjatë fjalimit të sotëm para udhëheqësve të biznesit në Paris, ai ka kërkuar përpjekje për zhbllokimin e financimit të vazhdimit të tregtisë, pasi janë tërhequr sanksionet ndërkombëtare për shkak të programit atomik iranian.

Konsiderohet se kufizimet bankare kundër Iranit në Shtetet e Bashkuara janë pengesë për shumë vende evropiane, që synojnë ripërtrirje të biznesit.

Rohani e ka lavdëruar Francën dhe theksoi se dëshrion ta shfrytëzoj atmosferën pozitive pas marrëveshjes atomike për afrim ekonomik.

Kryeministri i Francës, Manuel Valls, tha se vendet duhet t’i harrojnë zemërimet nga e kaluara.

“Irani mund të llogarisë në Francë”, tha Valls.

Në një ngjarje të ndërlidhur, kompania Pegueot – Citroen, ka njoftuar se së bashku me firmën iraniane për automobila, Khodro, do të prodhohen 200 mijë vetura në një kompleks afër Teheranit.

XS
SM
MD
LG