Ndërlidhjet

Rohani bën marrëveshje prej miliarda eurosh me Francën


Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, dhe ai i Francës, Francois Hollande.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, dhe ai i Francës, Francois Hollande.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, ka nënshkruar një marrëveshje në vlerë prej 22 miliardë eurosh, për të blerë 118 avionë civilë nga firma franceze Airbus.

Marrëveshja është shpallur të enjten në Paris, në një ceremoni të ndjekur nga Rohani dhe presidenti i Francës, Francois Hollande.

Prodhuesi francez i makinave Peugeot-Citroen ka shpallur po ashtu një sipërmarrje të përbashkët me prodhuesin iranian të makinave, Khodro, për të prodhuar 200,000 makina në vit në Iran, nisur nga viti 2017.

Udhëtimi i Rohanit në Evropë vjen pas heqjes së sanksioneve ndërkombëtare kundër Iranit.

Sanksionet janë hequr në bazë të një marrëveshjeje, e cila fillimisht ka obliguar Republikën Islamike që të frenojë aktivitetin e saj bërthamor.

Vizita pesëditshe e Rohanit në Itali dhe Francë është e para e një presidenti iranian në gati dy dekada.

Kryeministri i Francës, Manuel Valls, ka thënë se vendet duhet të harrojnë inatet e kaluara.

“Franca është në dispozicion për Iranin dhe Irani mund të llogarisë te Franca”, ka thënë ai.

XS
SM
MD
LG